Mario Balotelli thotë se Milani dëshiron t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura këtë sezon, derisa synon një vend që dërgon në kualifikim automatik në Ligën e Kampionëve.
Rossonerët aktualisht pozicionohen të tretë në tabelë pas një fillimi të vështirë të sezonit 2012/13, megjithatë Balotelli dëshiron edhe më shumë dhe beson se skuadra mund të ngjitet në vendin e dytë.
“Ne duhet të mendojmë për një ndeshje në kohë dhe të mos shikojmë në ekipet tjera. Ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet nga tash deri në fund të sezonit”.
“Unë jam këtu për të fituar dhe duhet të bëj gjithë çfarë mundem për t’u siguruar që ky ekip të fitojë. Nëse luaj, përpiqem dhe shënoj dhe nëse nuk luaj, do të përpiqem dhe do t’i ndihmoj bashkëlojtarët; disa prej tyre janë edhe më të rinj se unë”.
“Unë jam adaptuar menjëherë këtu sapo kam arritur. Punoj mirë, po përmirësohem dhe duke punuar fuqishëm jam i sigurt se mund të përmirësohem më shumë”, ka thënë Balotelli, i cili ka shënuar shtatë gola në gjashtë paraqitje për Milanin.


10:34 AM
Unknown
0 comments:
Post a Comment